Lajme

Refuzimi i vaksinave nga Arben Vitia: Vjen reagimi edhe nga kabineti i Albin Kurtit

04/17/2021 00:17
nga:Gazeta Blic

Pas raportimit të mediave se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka refuzuar 500 mijë vaksina nga Pfizer, ka ardhur edhe reagimi nga zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

Ai ka shkruar se nuk ka pasur asnjë motiv që Vitia mos ta nënshkruaj kontratën për sjelljen e vaksinave në Kosovë.

“Cili do te ishte motivi i ministrit Vitia per te mos e nenshkruar kontraten e cila i sjell vendit vaksina? Paramendojeni te jesh minister i shendetesise e te kesh mundesine te sjellesh vaksina, por te refuzosh. Kjo eshte absurde!”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Lajm pa motiv e i motivuar

Cili do te ishte motivi i ministrit Vitia per te mos e nenshkruar kontraten e cila i sjell vendit vaksina? Paramendojeni te jesh minister i shendetesise e te kesh mundesine te sjellesh vaksina, por te refuzosh. Kjo eshte absurde!

Meqe nuk ka motiv nga z. Vitia per te refuzuar vaksinat atehere lajmi per te eshte i motivuar e dashakeq.

Ne te gjithe duhet te jemi te pergjegjshem ne kete situate kaq te ndjeshme dhe te renduar per shendetin publik, perfshire gazetaret qe mbajne pergjegjesine e informimit te drejte te qytetareve. Tashme ka mjaftueshem lajme te paverteta ne lidhje me vaksinat e nuk na duhen te tjera.

Ministri Vitia do te vazhdoje punen ne sigurimin e vaksinave.

“Lajmërohet” Donika Gërvalla nga Lista e Vjosa Osmanit: I del në mbrojtje fuqishëm Arben Vitisë, derisa sulmon mediat