Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka komentuar kushtet e kryeministrit Kurti për t’u takuar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, raporton GazetaBlic.
Çitaku përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se kjo është marrëzi, teksa shton se “Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte”.
“Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”, shkroi tutje.


