Lajme

Refuzimi i ftesave të Prokurorisë nga kryeministri, Miftaraj: Kurti po sillet si prokuror

12/20/2024 19:53
nga:Sh R

Njohësi i çështjeve të drejtësisë dhe njëherësh drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka reaguar në lidhje me refuzimin e dytë që kryeministri i vendit Albin Kurti i ka bërë ftesës së Prokurorisë Speciale për tu intervistuar si dëshmitar.

Për këtë, ai ka thënë se Kurti po sillet si prokuror.

Tutje, Miftasraj ka ironizuar duke thënë se nuk është keq me marr edhe kompetenca dhe përgjegjësi nga Kodi Penal i Kosovës dhe me zhvillu hetime ndaj prokurorëve të Prokurorisë Speciale’’.

Postimi i plotë:

Albin Kurti pasi po sillet si prokuror nuk eshte keq me marr edhe kompetenca dhe pergjegjesi nga Kodi Penal i Kosoves dhe me zhvillu hetime ndaj prokuroreve te Prokurorise Speciale.

Le ta zbaton kapitullin e veprave penale kunder administrimit te drejtesise.

Pasi prokuroret nuk e zbatojne kete kapitull kurre ne praktike per te ruajtur integritetin e procedures penale, se paku dikush te zbaton, mos te mbetet vetem si dekor ne Kod Penal. Arbitraritetin ta dergojme deri ne fund.

P.S. Prokuroret tane per pese vite kane mundur te marrin mesime nga prokuroret ne Gjykaten Speciale ne Hage se si ruhet integriteti i procedures penale dhe gjyqesore ne Hage. Normal per kete duhet prokuror qe nuk tuten prej hijes se tyre dhe nuk kane rene ne dashuri perseri.