Deputetja e Guxo, Donika Gërvalla, ka reaguar pas refuzimit të LDK-së për koalicion, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Abdixhiku sot dha mesazh se nuk bën qeveri pa PDK-në.
“Ja pse votuesi i LDK-së e ka braktisur këtë parti dhe këtë kryetar të përkohshëm”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj i plotë:
Jo pa PDK-në, vetëm bashkë me PDK-në!
Ky ishte mesazhi i sotëm i Lumir Abdixhikut, kryetarit të “Lidhjes së Re” dhe ideatorit të “Rrugës së Re”.
Ja pse votuesi i LDK-së e ka braktisur këtë parti dhe këtë kryetar të përkohshëm.


