Java që lamë pas është formuar një komision i posaçëm për Reformën Zgjedhore, me ç`rast u nënshkrua një deklaratë e përbashkët për themelimin e këtij komisioni, ku u dakrodua për formulën e formimit të këtij komisioni.
Për këtë çështje, në “imazh i ditës” foli Eugen Cakolli, hulumtues në IDK.
“E përbashkëta e kësaj është se deri më tani nuk ka pasur vullnet politik në përmbylljen e kësaj iniciative, në themelimin e komisionit ’ad hoc’ për Reformën Zgjedhore dhe prapë ngelet në vullnetin e tyre në përmbylljen e kësaj çështjeje, sepse , kështu, ngajshëm ka qenë edhe para tre vjetësh, por nuk ka pasur vullnet politik në zbatimin e marrëveshjes për këtë çështje’’, deklaroi Cakolli.
Ai më tej shtoi se deklarativisht partitë politike janë deklaruar pro ndryshimeve në Reformën Zgjedhore, por kjo nuk është përkthyer në vullnetin politik në adresimin e zgjidhjeve të çështjeve, duke arsyetuar se ato probleme janë të karakterit teknik.
“Probelmet në Reformën Zgjedhore janë të karakterit politik, fjala vjen, çështja e zgjedhjes së Presidentit, ndarja në zona zgjedhore, etj.’’, theksoi mes tjerash Cakolli në RTK.