Refluksi gastrik njihet si kthimi i përmbajtjes gastrike në ezofag dhe ky problem është më i shpeshtë gjatë natës dhe në pozitën e shtrirë, sidomos pas konsumimit të ushqimit në mbrëmje dhe vonë natën.
Pacientët ankohen për thartirë që i mundon dhe kur kjo ndodhë së pari mjeku këshillon që të rregullohet stili i jetës së pacientit.
Kur pacienti shtrihet të pushoj i rekomandohet ngritja e kokës së krevatit me 20-25 cm, gjithashtu shmangia e ngrënies së ushqimit para kohës së gjumit është domosdoshmëri por edhe në total shmangia e ushqimeve që shkaktojnë aciditet duhet të merret seriozisht.
Duhet te evitohen pijet me kafeinë, ushqimet djegëse, ushqimet e fërguara, alkooli, çokollata, agrume, domate, etj
Ushqimet e tharta dhe ato të ëmbla e rrisin refluxin, gjithashtu ndryshimet endoskopike si hernie hiatale ose insuficiencea kardiake e rrit refluxin.
Prandaj është me rëndësi konsulta e vazhdueshme me gastroneterologun.
Në spitalin ‘’Fati Im’’, ju mirëpret mjeku gastroenterolog Arbër Veliu.
SPITALI ‘’FATI IM’’, ATY KU MREKULLIA FILLON!
📞 045322250 📞 048322250 📞 038600505