Sporti

Referi shqiptari, Juxhin Xhaja gjykon ‘gjigantin’ holandez në Europë

09/24/2024 15:04
nga:Lorik J

AZ Alkmaar do të luajë këtë të mërkurë përballë Elfsborg sfidën e vlefshme për raundin e parë të Europa League. Kjo ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin “AFAS Stadion”, do të startojë në orën 18:45.

Tashmë, UEFA ka vendosur edhe për arbitrat që do të gjykojnë në këtë ndeshje.

Është pikërisht arbitri shqiptar Juxhin Xhaja ai i cili do të jetë kryesori i kësaj sfide. Gjithashtu, asistentët e tij do të jenë shqiptarë, konkretisht Arbër Pema dhe Rejdi Avdo. Ndërsa në rolin e arbitrit të katërt është emëruar Albert Doda.

Përsa i përket dhomës së VAR-it, Xhaja do të ndihmohet nga dyshja angleze. Stuar Attwell dhe Peter Bankes do të jenë në dhomën e VAR për të parë momentet e dyshimta.