Sporti

Referët nga Shqipëria me rritje masive, do referojnë sërish në ndeshjen e grupeve të Conference League

12/12/2023 18:32
nga:Lorik J

Arbitrat shqiptarë do të marrin skenën sërish në Europë. Gjyqtarët që vendosin drejtësi në Superiore do të jenë kryesorë në ndeshje të rëndësishme të Conference League.

Juxhin Xhaja dhe Enea Jorgji do të vendosin drejtësi në dy nga sfidat ku do të luajnë edhe lojtarët shqiptarë. I pari do të gjykojë ndeshjen mes Qarabag të Redon Xhixhës dhe Hacken, takim që do të luhet në orën 18:45. Ndihmës të tij do të jenë Dojando Myftari dhe Rejdi Acdo, teksa i 4-të do të jetë Olsion Yzeiraj.

Ndërsa Enea Jorgji do të gjykojë në ndeshjen mes Atalantës së Berat Gjimshitit dhe Rakoë. Në orën 21:00 do të luhet kjo përballje, ku asistentë do të jenë Denis Rexha dhe Rudiger Çoka, teksa gjyqtar i katërt do të jetë Florian Lata.