Reece James nuk mund të gjejë një ritëm këtë sezon. Kapiteni i Chelseat është lënduar sërish. Ai ka pësuar një lëndim që do ta mbajë jashtë për pjesën tjetër të vitit kalendarik.
Kapiteni hyri i dëmtuar në sezon, më pas mori një pezullim me tre ndeshje, për t’u lënduar sërish. Në total, ai është paraqitur në vetëm katër ndeshje këtë edicion, transmeton GazetaBlic Sport.
“Mendoj se në rastin e tij është më mirë të mos thuash shumë. Sa më shumë komente bëhen, aq më shumë është presioni mbi të”, tha menaxheri i Chelsea, Enzo Maresca.
Chelsea ka luajtur në mënyrë të qëndrueshme këtë sezon, ata janë në pozitën e tretë në renditje me 22 pikë, vetëm një pikë prapa Manchester City që është i dyti.
/GazetaBlic Sport/


