Lajme

‘Reduktimet me rrymë’, Shala i PDK-së: Çdo dimër me këtë qeveri është dimër në terr

12/25/2024 13:32
nga:N K

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka reaguar pas ankesave  të qytetarëve për reduktimet me rrymë.

Shala shprehet se çdo dimër me këtë qeveri është dimër në terr, raporton GazetaBlic.

Ai thotë se kjo qeveri asnjëherë nuk e ka trajtuar këtë me prioritet dhe profesionalizëm

“Prioriteti i vetëm kanë qenë tenderët në KEK dhe pasurimi i zyrtarëve të pushtetit përmes pazareve me Serbinë. Kjo qeveri e ka refuzuar gazin amerikan dhe ka zgjedhur të bëjë pazare energjetike me Serbinë”, shkruan Shala.

“Madje, me paratë e dhëna në këto pazare, sot ne do ta kishim termocentralin e ri. Mbi 560 milionë euro të buxhetit janë dhënë për energji dhe asnjë investim kapital. Prandaj, çdo dimër me këtë qeveri është dimër në terr”, shkroi ai tutje.