Nga sot në Kosovë janë rikthyer reduktimet e energjisë elektrike, raporton Gazeta Blic.
KEDS ka njoftuar se reduktimet do të jenë 6 orë me rrymë dhe 2 pa to.
Reduktimet kanë nisur tani nga mesi i muajit gusht, derisa paralajmërimet janë për një dimër të rëndë, për shkak të krizës energjetike.
E, derisa vendi po përballet me reduktime, kjo nuk vlen edhe për pjesën e veriut të banuar me serbë.
Madje, në atë pjesë dritat e ndriçimit publik janë të ndezura edhe gjatë ditës.
Këtë mund ta shihni në videon e mëposhtme.


