Sporti

Redon Xhixha fantastik, shënon eurogol në ndeshjen e kualifikueseve për Champions ndaj Lincoln

07/11/2023 19:07
nga:Lorik J

Redon Xhixha ka shënuar një super gol në turin e parë të Champions League. Qarabag është duke u përballur në transfertë me Lincoln.

Një ndeshje shumë e lehtë pritej kjo ndaj rivalëve të Gjibraltarit.

Megjithatë vendasit e mbyllën pjesën e parë në shifrat 1-0. Për të barazuar rezultatin mendoi Xhixha që në minutën e 58 lëshoi një predhë me të majtën e cila ishte e pandalshme për portierin kundërshtar.

Vetëm dy minuta më vonë, ish-lojtari i Tiranës u ul në stol.