Sporti

Redon Ismaili para ndeshjes me Gjermaninë U21: Matematika ende na jep shpresë për kualifikim – do të punoj shumë që të marrë ftesë nga Kombëtarja A

03/21/2024 10:17
nga:E K

Kosova U21 do të përballet nesër ndaj Gjermanisë U21.

‘Dardanët’ e rinj nuk gjenden në pozitë të favorshme në grupin C pasi pozicionohen në vendin e parafundit vetëm para Andorrës.

Në listën e të besuarve të Afrim Tovërlanit është lojtari i Partizanit, Redon Ismaili.

Ismajli ka folur për GazetaBlic Sport rreth grumbullimit dhe ndeshjes së ardhshme.

Ftesa është shumë e rëndësishme, për të përfaqësuar vendin tënd është nder dhe krenari.

I dimë cilësitë e kundërshtarit, por edhe ne jemi një grup me lojtarë shumë cilësorë dhe një ekip i bashkuar. Shpresoj që nga përballja do dalim me një rezultat pozitiv, sepse matematika ende na lejon për një kualifikim.

Do të punoj shumë çdo ditë për të marrë një ftesë nga Kombëtarja A. Duhet të tregoj vlerat te U21 dhe te ekipi im Partizani. Pastaj qëllimi im është që të marr ftesën nga Kombëtarja A, sepse është privilegj i madh për çdo futbollist. Shpresoj që do të më vjen ftesa“, tha Ismaili për GazetaBlic Sport.