Redon Ismaili ka përfunduar aventurën e tij tek skuadra e Gjilanit.
Mesfushori kishte paraqitje mjaft pozitive me klubin e Gjilanit në vitin 2023, por me përfundimin e kontratës ka vendosur të largohet nga ‘Skifterat’.
Sipas informacioneve të fundit, Redon Ismaili ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë me Partizanin.
Lojtari pritet të jetë pjesë e ‘Demave të Kuq’ edhe për dy vite e gjysmë tjera.
Megjithatë, vlen të theksohet se klubet ende nuk janë dakorduar, me Gjilanin që ka në posedim dokumentacionin e lojtarit.
/GazetaBlic Sport