Lajme

“Recitimi i Albin Kurtit”, Mustafa: Ekziston mundësia që drafti i statutit të Asociacionit të mos jetë krejt sipas Kushtetutës

10/29/2023 17:09
nga:Genita C

“Pranimi nënkupton nënshkrim, vetëm nënshkrimi nënkupton pranimin dhe garanton zbatimin”, ka deklaruar Albin Kurti, e ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i quan recitim të kryeministrit.

Mustafa në një prononcim për GazetaBlic thekson se përmbajtja tashmë është pranuar dhe nënshkrimi mbetet vetëm si formalizim.

“Këto janë trajta të të folurit, apo të recitimit të z. Kurti. Përmbajtja është pranuar, e këtë e kanë theksuar edhe presidenti francez dhe kancelari gjerman. Siç shprehet Makron, i kanë dhënë fjalët. Nënshkrimi mbetet forma-formalizimi”, tha Mustafa.

Mustafa thotë se fakti që drafti i statutit të Asociacionit nuk po bëhet publik, është sepse sipas tij, ekziston mundësia që mos të jetë krejt sipas Kushtetutës.

“Të gjithë pushtetarët po e lavdërojnë draftin e Statutit të Asociacionit. Një kakofoni e paparë, asnjërit nuk i pret sopata, siç thotë populli, në një vend. Por e pranojnë se nuk guxojnë ta bëjnë publike, sepse kështu e kanë porosinë nga hartuesit. Fakti që frikësohen ta bëjnë publike flet shumë për mundësinë që mos të jetë krejt sipas Kushtetutës. Po të ishte, pse të mos bëhet publike?”, tha Mustafa për GazetaBlic.

Ish-shefi i delegacionit të Kosovës për dialogun me Serbinë: Albin Kurti po bën lojë fjalësh