Pas ankesave se nuk po zbatohet reciprociteti në disa nga pikat kufitare, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se në pikat kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë po vlen reciprociteti.
Ai theksoi se liria e lëvizjes duhet të jetë liri e plotë e lëvizjes, duke nënkuptuar njohjen e dokumenteve të Kosovës edhe në kufijtë e Serbisë me vendet e tjera.
Sipas tij zëvendëskryeministri Bislimi e ka adresuar edhe me ndërmjetësit e dialogut.
“Ne kemi insistuar për liri të lëvizjes dhe ajo do të nënkuptonte liri të plot të lëvizjes, pasi liria e cunguar nuk është liri. Për në pikat kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, padyshim që ajo vlen. Veçse unë e kuptoj se nuk mund të kemi liri të cunguar apo të pjesshme të lëvizjes”, tha kreu i Qeverisë.


