Shkruan: Elton Tota
Pse diskutimet dhe debatet mbi çështjen e reciprocitetit ndaj Serbisë po përqëndrohen vetëm në kritikën ndaj qeverisë së Kosovës se përse u tërhoq nga premtimi elektoral mbi zbatimin e parimit të reciprocitetit ndaj Serbisë. A nuk duhet një kritikë e shëndoshë të orientohet edhe në analizën e dobishmërisë së veprimeve të tilla.
Të gjithë jemi pro reciprocitetit jo vetëm me Serbinëpor edhe me shtetet e tjera dhe përmë shumëduam që të trajtohemi si të barabartë dhe të respektuar nga të gjithë, jemi pro një Kosove të njohur ndërkombëtarisht nga të gjitha shtetet e BE-së dhe më gjërë, menjë regjim lëvizje të lirëme BE-nëpra paviza, në një fazë të avancuar të procesit të integrimeve evropiane,dhe sigurisht tëanëtarësuar në organizatat ndërkombëtare. Jemi të vetëdijshëm që në shumë nga këto procese kemi mbetur pas rajonit dhe kjo për shumë arsye qoftë për shkak të lobimit të Serbisë kundër Kosovës, të një qasje të ngadaltë të BE-sëndaj rajonit por edhe për shkak të gabimeve të qeverive tona.
Por, pse çështja nuk po trajtohet në prizmin nëse vendosja e një reciprociteti të menjëhershëma do të ndihmonte apo ndikonte sadopaknë arritjen e qëllimeve të Kosovës?
Prej shpalljes shtet i pavarur, në historinë e raporteve të saj me Serbinë,Kosova eshtë treguar bashkëpunuese pavarësisht qasjes negative dhe provokimeve të vazhdueshme të Serbisë. Rrjedhimisht, dhe falë edhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar kryesisht SHBA-në dhe BE-në, Kosovaështë konsideruar edhe si pjesë e zgjidhjes së problemeve, e interesuar për dhe faktor kontribues për paqe dhe stabilitet në rajon. Sidoqoftë, sesa u shpërblye Kosova për një qasje të tillë, sidomos në procesin e integrimit Evropian dhe atë të liberalizimit të vizave, sigurisht që jo mjaftueshëm – por kjo çështje meriton një diskutim me të gjërë (duhet trajtuar pse jo edhe nëkëndvështrimin e një qasje euroskeptike të BE-së ndaj Ballkanit perëndimor dhe si mungese momentumi).
Por, shtrohet pyetja një qasje e ashpër ndaj Serbisë, a do të ishte çelësi i zgjidhjes të të gjitha problemeve që ka sot Kosova. Këtë nuk e besoj dhe për këtëmendoj se kemi dhënë prova. Qeveria Haradinaj në vitin 2018 me vendosjen e taksës 100 % shkoi përtej reciprocitetit duke zbatuar një qasje të ashpër, vetë Qeveria Kurti I nëvitin 2020 e vendosi reciprocitetin me Serbinë duke zbritur një shkallë më poshtë dhe zbatuar parimin edrejtë tëbarabartësisë në raport me Serbinë.Jam po ashtu i bindur që në thelb edhe Qeveria Kurti II në vetvete e dëshiron shumë vendosjen e reciprocitetit dhe nuk mendoj të ketë hequr dorë, madje për shkak të fuqisë së saj parlamentare tanimë e ka shumë të lehtë që ta vendos reciprocitetin e madje edhe ta mbaj atënë fuqi pa u rrëzuar vetësi Qeveri.
Kujtojmë se Qeveria Kurti I – e vendosi reciprocitetin por ra si Qeveri, u zgodh për disa muaj Qeveria Hoti dhe vendi shkoi në zgjedhje, Kosova vazhdoi të humbiste shansin për të pasur një qeveri stabile që të mendonte për zgjidhjen e problemeve që e prisnin por mbeti me një qeveri në detyrë e cila duhet të mendonte për zgjedhjet e radhës në kohë virusi e pandemie.
Klasa politike e Kosovës duhet të jetë e vetëdijshme për problemet që i kanë sjellë vendit rënia e shpeshtë e qeverive dhe për kohën që kemi humbur këto vitet e fundit për të ruajtur hapin me vendet e tjera të rajonit.
Të gjithë jemi lodhur nga zgjedhjet e shpeshta parlamentare, kemi kërkuar qeverisje stabile, një qeveri jetëgjatë të paktën për një mandat të plotë që deri tani i ka munguar Kosovës, një qeveri për të pasur kohë të punojë dhe për tu vlerësuar për rezultatet e saj, prandaj le ti japim kohë qeverisë dhe ta kritikojmë në kohën dhe për çështjet e duhura. Deri tani kemi humbur mjaft kohë – shumë vite kohë, por më në fund Kosova e ka një qeveri të qëndrueshme, por a do të ishte e frytshme që vetëm për shkak të vendosjes së reciprocitetit të menjëhershëm të humbim edhe 4 vitetë tjera duke mos zgjidhur asnjë nga prioritetet dhe punët urgjente që e presin Kosovën.
Prandaj, është e rëndësishme që Qeveria t’iu qasetarsyeshëm dhe me radhësfidave të vendit në bashkëpunim dhe duke marrë parasysh edhe këshillat e aleatëve të përhershëm të shqiptarëve SHBA-së dhe BE-së.Vendosja e reciprocitetit duhet të jetë qëllim në vetvete por jo mjet, reciprociteti mund ti lihet kohës, të mbetet si opsion, ai mund të vendoset në rrethana dhe kushteve të caktuara politike të vendit. Në fund të fundit as Qeveria Haradinaj dhe as Qeveria Kurti I nuk arritën që taksën 100% dhe as reciprocitetin ti përdorin si mjet për të arritur ndonjë qëllim as në raport me BE-në (si për shembull integrimi apo heqja e vizave) as me Serbinë (për ti dhënë udhë zgjidhjes së paku qoftëedhe të një çështje të vetme) dhe as qëllim të brendshëm ku në fakt i hapën rrugëvetëm rënies së vetë qeverive.
Prandaj, pse jonisur edhe nga përvoja, reciprociteti dhe ndjekja e linjave të ashpra politike nuk duhet të shikohen si parime të shenjta dhe aq më pak si shpëtimtare tëKosovës, në mos ogur për hapje të fronteve të reja të përplasjeve politike të brendshme dhe të jashtme dhe duke shmangur vëmëndjen dhe përqëndrimin që duhet të ketë qeveria tek sfidat direkte me të cilat përballet vendi.
Në këtë pikëpamje, reflektimi i qeverisë duke shmangur disa fronte për momentin të panevojshme si ‘vendosja e reciprocitetit me Serbinë’ apo edhe të ndonjë premtimi tjetër elektoralnë funksion të hapjes udhë dhe krijimit tëterrenit dhe frymëmarrjes të duhur për të punuar dhe për të trajtuar problemet reale të brendshme që ka vendi duhen shikuar me pozitivitet. Ne të gjithë e dimë që fundja tësakrifikosh një premtim elektoral nuk është ndonje kijamet i madh as në Kosovë dhe as në Ballkan ku mbajtja e premtimeve elektorale fatkeqësisht nuk është rregull por përjashtim. Por, në këtë rast, është ndryshe, ky është një premtim elektoral në fakt kollaj i realizueshëm dhe madje do të merrte edhe tifozllek, por kjo lëvizje e qeverisë duhet vlerësuar, qeveria nuk po ngutet, ajo po bën atë që Ballkani gjithmonë ka pasur më së shumti nevojë, po tregon që Kosova përsëri po krijon hapësirë për dialog dhe bashkëpunim me Serbinë.
Reciprociteti nuk duhet të shikohet si mjet nga Qeveria për tu vendosur vetëm për hatër të përmbushjes së një premtimi elektoral apo si mjet për të goditur Serbinë apo për ti treguar botës muskujt e Kosovës dhe për tu shndërruar kështu në barrierë të pakapërcyeshme qëpotencialisht do tësillte pamundësinë dhe dështimin për tu marrë me shumë çështje të rëndësishmepër Kosovën ndër to dialogu me Serbinë me të cilën janë të ndërlidhura dhe varet fati i shumë çështjeve si njohja reciproke, kërkim – falja nga Serbia, zbardhja e fatit të të zhdukurve, dëmshpërblimi për dëmet e luftës, zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit, rrespektimi i zotimeve të Marrëveshjes sëUashingtonit, etj.
Po ashtu duhet të kemi parasysh që çështje të tilla ndikojnëdrejtpërdrejtë dhe janë të ndërlidhura edhe me procesin e integrimeve evropiane ku Kosova ashtu si Serbia duhet të veprojë dhe luajë rolin e saj konstruktiv në pajtim me obligimet e MSA-sëpër marrëdhënie të mira fqinjësore dhe tëdëshmojë se është pjesë e zgjidhjes së problemeve.