Sporti

Rebelohen tifozët e Atletico Madridit, Simeone e Koke kërkojnë që ata të ndalen duke hudhur gjësende ndaj portierit të Realit

09/29/2024 22:41
nga:Lorik J

Ndeshja mes Real Madridit dhe Atletico Madridit është ndërprerë në minutën e 69’të të sfidës.

Tifozët e Atletico Madridit kanë hedhur gjësende në drejtim të Courtois, shkruan GazetaBlic Sport.

Lojtarët u larguan nga fusha dhe ndeshja u ndërpre.

Koke e Simeone iu drejtuan tifozëve të tyre që të ndalojnë hudhjen e gjësendeve që ndeshja të rifillojë.

Ja pamjet skandaloze: