Showtime

Rebel Wilson zbulon emrin e burrit që ia humbi virgjërinë kur ishte 35 vjeçe

04/04/2024 11:17
nga:N K

Rebel Wilson zbuloi javën e kaluar se e humbi virgjërinë në moshën 35-vjeçare, dhe tani së fundmi, ajo ka zbuluar emrin e burrit me të cilin bëri seks për herë të parë.

Ajo tha se bëhet fjalë për të dashurin e saj të atëhershëm, Mickey Gooch, të cilin e takoi gjatë xhirimeve të filmit “Hoë to be single” në vitin 2016.

Ajo shpjegoi se një pjesë e motivimit të saj për të bërë seks për herë të parë erdhi pasi nëna e saj u diagnostikua me kancer gjiri.

Rebel i tha New York Times se Mickey ishte i vetëdijshëm se ai ishte personi i parë me të cilin ajo kishte bërë seks.