Gjyqtarja Rebecca Welch do të shkruajë emrin në librat e historisë duke u bërë femra e parë që do të marrë rolin e gjyqtares së katërt në nivelin e Premier League gjatë ndeshjes së Fulham me Manchester United.
Premierliga konfirmoi emërimin e saj në një postim në rrjetet sociale, përcjell GazetaBlic Sport.
Në deklaratë shkruhet: “Historia do të bëhet këtë fundjavë, kur Rebecca Welch të bëhet gjyqtarja e parë femër që vepron si gjyqtarja e katërt në një ndeshje të Premier League.”
“Rebecca do të jetë pjesë e ekipit të caktuar në ndeshjen e së shtunës mes Fulham dhe Manchester United në Craven Cottage.”
39-vjeçarja ishte gjithashtu gjyqtare e një ndeshjeje të Kupës FA midis Birmingham City dhe Plymouth Argyle në 2022 – përsëri duke u bërë gruaja e parë që merr drejtimin e një ndeshjeje në kompeticionin e famshëm.
/GazetaBlic Sport


