Sporti

Realizoi në minutat e fundit, Albin Berisha: I lumtur me fitoren dhe golin

05/06/2024 15:18
nga:Lorik J

Petrolul fitoi dje me rezultatin 2:1 ndaj Otelul, me golin e shënuar nga Albin Berisha.

Sulmuesi kosovar, Albin Berisha realizoi gol në minutat e fundit për të siguruar fitoren e rëndësishme për ekipin e tij, shkruan LIG Sport.

Berisha tha se ndihet shumë i lumtur me këtë gol, pasi po ndihmon ekipin drejt objektivit.

Ja postimi i tij:

“Tjetër gol për Petrolul. Shumë i lumtur që me golin e shënuar dje, arritëm fitoren e radhës të rëndësishme drejt objektivit tonë në Superligën e Rumanisë.

Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e vazhdueshme”, shkruan Berisha.

/GazetaBlic Sport