Arbër Hoxha është heroi i tifozëve të Dinamo Zagrebit momentalisht.
Futbollisti kosovar realizoi dje golin e fitores ndaj Rijekas në minutën e 89’të, për t’i dhuruar tre pikë tejet me rëndësi ekipit të Dinamo Zagrebit, pasi i rikthen ata në vendin e parë në tabelë pak para fundit të kampionatit, përcjell GazetaBlic Sport.
Hoxha potencoi se është shumë i lumtur, ndërsa ky është edhe momenti më i mirë në karrierë.
“Sigurisht që jam i lumtur për golin dhe fitoren. Pjesa e parë nuk ishte e mirë nga ana jonë, por më pas ndryshuam formacionin dhe gjithçka dukej më mirë. U tronditëm nga penalltia, por arritëm të tregonim karakter pas kësaj. Ne e kthyem rezultatin”, tha Arbër Hoxha HRT.
“Shpresoj që ky gol i imi të jetë i denjë për titullin kampion. Me siguri ky është momenti më i madh i karrierës sime”, ka komentuar Hoxha.
/GazetaBlic Sport