Sporti

Realizoi golin historik të Malishevës në Superligë, Hasan Hyseni tregon se kujt ia dedikon

08/22/2021 20:15
nga:Lorik J

Skuadra e Malishevës ka arritur që në ndeshjen e parë historike të tyre në Superligë të barazojnë ndaj kampionit në fuqi, FC Prishtinës me rezultatin 1:1.

Golin e parë të FC Malishevës në Superligë e shënoi sulmuesi i sapo transferuar tek ky klub, Hasan Hyseni, shkruan GazetaBlic Sport.

Hasan Hyseni realizoi pas 13 minutave lojë, kur pas gabimit të Vangjelit, kaloi edhe portiern Haxho dhe shënoi për të dërguar në delir tifozët e pranishëm në stadiumin “Liman Gegaj”.

Pas ndeshjes, Hyseni tha se është tejet i lumtur me paraqitjen, teksa potencoi se golin ia dedikon të gjithë qytetarëve të Malishevës.

“Jam shumë i lumtur që kam realizuar golin e parë historik të klubit tim në Superligë. Këtë gol ia dedikojë të gjithë qytetarëve të Malishevës”, tha fillimisht Hasan Hyseni për ‘GazetaBlic Sport’.

Më pas, Hyseni tha se kanë një grup të mirë dhe shpreson të vazhdojnë me rezultate të mira.

“Kemi një grup të mirë të lojtarëve, shpresojë që ndeshje pas ndeshje do të kemi rezultate sa më pozitive”, përfundoi Hyseni.

/GazetaBlic Sport