Edon Zhegrova e ka shënuar golin e fitores për Lille kundër Fenerbahçes në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.
Zhegrova realizoi golin e fitores në fund të ndeshjes, kurse u inkuadrua nga banka rezervë, transmeton GazetaBlic Sport.
Ishte një gol shumë i rëndësishëm dhe një sinjal i madh nga sulmuesi kosovar, i cili synon një tjetër sezon të jashtëzakonshëm.
Ai u vlerësua me notë 7.5 për paraqitjen e tij nga ‘SofaScore’.

/GazetaBlic Sport/


