Sporti

Realizoi gol sot në triumfin ndaj Ballkanit, sulmuesi Shala: Tek Rilindja punojmë si grup, jemi shumë të lumtur me suksesin e arritur

12/04/2024 16:25
nga:Mergim Rreci

Ballkani është tronditur në 1/16 e finales së Kupës së Kosovës.

Kampioni në fuqi i vendit u mposht nga klubi i Ligës së Parë, Rilindja 1974.

Rezultati pas 120 minutave ishte 1:1, ndërkaq në penalti vendësit u treguan më efikasë, duke ua treguar derën Portokallinjëve. Klubi i Faruk Statovcit triumfoi me rezultatin 10-9 pas ekzekutimit të penalltive.

Sulmusi i skuadrës së Rilindjes, Altin Shala e realizoi golin në ndeshjen e sotme dhe në një prononcim për ‘GazetaBlic Sport’, tha se ndihet shumë mirë për suksesin kolektiv.

“Ndihemi shumë mirë dhe të lumtur që arritëm të mposhtim një kampion të fortë si Ballkani. Jam i lumtur që kam shënuar dhe me golin tim kemi arritur të kualifikohemi tutje, më shumë se aspekti personal me shijon suksesi i ekipit. Mendoj se çelësi i suksesit është puna në grup, motivimi i madh dhe angazhimi i secilit futbollist“, deklaroi Shala.

/GazetaBlic Sport/