Portieri i Lazios, Provedel realizoi golin e barazimit ndaj Atletico Madridit në sekondat e fundit të ndeshjes së Champions League.
Provedel realizoi me kokë në portën e Oblak dhe barazoi gjithçka në minutën e 94’të, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai pas ndeshjes tha se e shijoi shumë golin, teksa me ironi tha se e ka studiuar Immobilen, sulmuesin e Lazios.
“Po e shijoj sonte. Fatkeqësisht nuk fituam. Ishte është një gol i mirë? Pa bërë shaka, kam studiuar Immobile”, tha Provedel për Sky Sports.
/GazetaBlic Sport


