Ka përfunduar miqësorja mes Zvicrës dhe Kosovës në Zurich.
Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, me “Dardanët” që zhvilluan një paraqitje shumë pozitive, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një gol i Rashicës që i dha avantazhin Kosovës, por një dalje e gabuar e Aro Muric, ndikoi që Lobota ta barazoi rezultatin në 1 me 1.
Pas ndeshjes, për mikrofonin e “SuperSport Digitalb” lidhur me takimin ka folur futbollisti që realizoi golin, Milot Rashica.
“Po shpresoj se vazhdoj kështu. Zhvilluam një ndeshje të mirë, kishim mundësi të fitojmë edhe ndeshjen. Këto dy ndeshje kanë qenë shumë të mirë pasi kanë luajtur të gjithë futbollistët. Shpresojmë se të gjithë futbollistët të luajnë ndeshje sa më shumë për ekipet e tyre”- tha Rashica.


