Sporti

Realizoi dy gola në dy ndeshjet historike, Besnik Krasniqi: Ky është suksesi më i madh në karrierën time

08/28/2025 22:57
nga:Lorik J

Drita është kualifikuar edhe zyrtarisht në Conference League, pasi ka mposhtur ekipin e Differdange me rezultatin e përgjithshëm 3-1.

Pas ndeshjes, mbrojtësi dhe kapiteni i skuadrës, Besnik Krasniqi u shpreh tejet i lumtur me fitoren e ekipit dhe kualifikimin historik.

Krasniqi realizoi gola në dy ndeshjet për t’a mundësuar kualifikimin historik.

“Jam i lumtur qe u kualifikuam. Është suksesi më i madh në karrierën time. Duhet të vazhdojmë kështu edhe në grupe, do luajmë edhe më mirë, sepse jemi të qetë”, ka thënë Besnik Krasniqi për ‘Art Sport1’.

Drita do të mësojë kundërshtarët në fazën e ligës së Conference League nesër nga ora 13:00.

/GazetaBlic Sportr