Real Madridi e nisi me fitore edicionin e ri të La Ligas, pasi triumfoi me shumë vështirësi ndaj Almeiras në udhëtim me rezultatin 1:2.
Në pjesën e parë, Almeria shkoi në pushim me epërsinë minimale 1:0 me golin e Ramazanit, por madrilenët arritën të barazojnë me Vazquez në pjesën e dytë dhe ky ishte rezultati deri në 15 minuta para fundit. Luka Modric fitoi një goditje dënimi afër portës dhe goditjen pritej ta “ekzekutonte” Karim Benzema apo Toni Kroos. Megjithatë, surpriza e madhe për tifozët e Realit ishte ajo që ndodhi më pas. Alaba u inkuadrua në lojë dhe në prekjen e parë – realizoi super gol nga fauli.
Në fund Real Madridi mori tre pikë dhe nisi mirë sezonin me fitore 1:2.
Kjo ishte hera e parë që Real Madridi shënoi gol nga fauli që nga Prilli i vitit të kaluar.
Aktualisht, Alaba është ekzekutuesi më i mirë i goditjeve të lira në ekipin e Ancelottit. Pavarësisht se Reali është plot me lojtarë të mëdhenj, atij iu është besuar ky rol.
/GazetaBlic Sport


