Sporti

Reali merr vendimin përfundimtar rreth Endrickut

11/17/2024 18:25
nga:E K

Real Madridi ka shpenzuar 47.5 milionë euro për transferimin e sulmuesit brazilian Endrick në afatin kalimtar veror.

Por fillimi i karrierës te klubi mbretëror për yllin e ri brazilian nuk ka qenë më i miri, pasi hapësirat kanë qenë të limituara.

18-vjeçari deri më tani ka luajtur në vetëm 10 ndeshje duke shënuar dy gola e duke asistuar në një tjetër, por në total ka zhvilluar vetëm 122 minuta.

Carlo Ancelotti nuk po e preferon shumë lojtarit dhe te Reali janë duke menduar për huazimin e tij në afatin kalimtar të janarit që lojtari të ketë më shumë minuta.

Megjithatë madrilenët janë të gatshëm ta dërgojnë në huazim për një vit e gjysmë talentin brazilian dhe tanimë disa skuadra kanë shprehur interesim për të.

Gjiganti italian Roma qëndron në krye të listës pasi duan ta përforcojnë repartin ofensivë.

Në garë për lojtarin janë edhe Southampton, Real Valladolid, Sevilla dhe Valencia.