Sporti

Reali ‘leksion’ Gironës, e mposht bindshëm dhe e kthen me këmbë në tokë

02/10/2024 20:26
nga:E K

Reali i Madridit ul me këmbë në tokë Gironën dhe i jep një goditje të rëndë në garën për titull, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 në ndeshjen direkte në “Santiago Bernabeu”.

Skuadra katalane, e cila ishte edhe befasia e kampionatit spanjoll këtë sezon, duke rivalizuar me Realin për vendin e parë për javë të tëra, u dorëzua shumë shpejt në Madrid, duke konfirmuar se eksperienca është vendimtare në nivele të larta.

Skuadra e Ancelottit e nisi vrullshëm dhe ishte Vinicius Junior që shënoi golin e avantazhit që në minutën e 6’. Sulmuesi brazilian bëri një aksion mjaft të bukur personal dhe lëshoi një goditje nga distanca, duke dërguar topin në cepin e portës dhe nisur festën e madrilenëve, teksa pas tij ishte Jude Bellingham që shënoi edhe golin e dytë për Los Blancos.

Në pjesën e dytë Bellingham gjeti golin e dytë personal dhe të tretin për Realin, teksa goleada u kompletua nga Rodrygo në minutën e 61-të . Shifrat 4-0 i dhanë mundësi Realit që të ulë ritmin dhe të menaxhojë lojën, ndërsa në shtesë Joselu gjeti shtyllën me një penallti të fituar nga Arda Guler…