Sporti

Reali fiton dhe i shtyn festën e titullit Barcelonës

04/22/2023 22:59
nga:E K

Real Madrid nuk ka ndërmend të lërë më pikë në La Liga duke i shtyrë festën e titullit Barcelonës.

Los Blancos mposhtën 2-0 në Bernabeu Celta Vigon në javën e 30 të La Liga.

Golat për të besuarit e Ancelottit u realizuan nga Asensio 42′ dhe Militao 48′.

Në ndeshjen e radhës, Reali luan në transfertë kundër Girona.