Sporti

Reali do t’i shpërblejë shumë lojtarët e tyre nëse fitojnë Ligën e Kampionëve, ja shifrat marramendëse

05/08/2024 14:41
nga:Lorik J

Real Madrid dhe Bayern Munich ballafaqohen nga ora 21:00 në Santiago Bernabeu, në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve pasi ndeshja e parë në Mynih përfundoi 2:2. Sonte do ta zbulojmë finalistin e dytë në Wembley pasi dje finalen e siguroi Borussia Dortmund, që eliminoi PSG-në në total me rezultat 2:0.

Reali do t’i shpërblejë shumë lojtarët e tyre nëse fitojnë Ligën e Kampionëve.

Sot, Marca njoftoi shumën që çdo lojtar i Realit do të marrë nga klubi si shpërblim nëse fiton Ligën e Kampionëve. Bëhet fjalë për 1.4 milionë euro për lojtar.

/GazetaBlic Sport