Sporti

Reali befasohet nga Cadiz, vetëm një pikë në ‘Bernabeu’

12/19/2021 22:54
nga:E K

Real Madrid nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Cadizit.

Skuadrat pas 90 minutave lojë, luajtën baras me rezultat 0-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Real Madrid kishte dominimin e duelit, por nuk arritën të tundin rrjetën e kundërshtarit.

Me këtë barazim ‘Los Blancos’ shkojnë në kuotën e 43 pikëve dhe prijnë tabelën e La Ligas me 6 pikë më shumë se përcjellësi më i afërt Sevilla.

/GazetaBlic Sport/