Sporti

Real Sociedad vazhdon shkëlqimin në La Liga, kryeson tabelën

10/28/2021 21:26
nga:Mergim Rreci

Real Sociedad vazhdon në formë të shkëlqyer dhe po e mbanë kryesimin e La Ligës.

Skuadra baske shkoi në Vigo për të mposhtur Celta-n me rezultat 2-0, në një ndeshje për xhiron e 11-të, shkruan GazetaBlic Sport.

Në një ndeshje të luajtur nën shi të dendur, golat e fitores u shënuan nga sulmuesi suedez, Alexander Isak në minutën e 55-të dhe mbrojtësi Artiz Elustondo në minutën e 80-të.

Real Sociedad tani ka 24 pikë dhe është tre përpara Real Madridit, Seviljes dhe Betisit. Celta është e 14-ta dhe ka 10 pikë.

/GazetaBlic Sport/