Sporti

Real Sociedad, ekipi i parë që kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

01/23/2024 23:45
nga:Lorik J

Real Sociedad është klubi i parë spanjoll që kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Real Sociedad fitoi ndaj Celta Vigos në udhëtim me rezultatin 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.

Oyarzabal realizoi golin e parë në ndeshje pas vetëm dy minutave lojë. Në pjesën e dytë, Becker shënoi për 0-2, për ta qetësuar situatën tek ekipi i Sociedad.

Krejt në fund të duelit, Celta Vigo arriti golin e vetëm me anë të De la Torre, por që s’mjaftoi për ta përmbysur rezultatin.

Pas kësaj fitore, Real Sociedad kaloi në gjysmëfunale të Kupës së Mbretit.

/GazetaBlic Sport