Rodrygo u largua nga stadiumi i RB Leipzig në orën 00:50, më shumë se një orë pas përfundimit të ndeshjes.
Arsyeja? Ai kishte kontrollin antidoping që duhej të kalonte pas përfundimit të duelit. Skuadra e tij shkoi me autobus në aeroport dhe më vonë braziliani u bashkua pasi u largua me një furgon të zi, përcjell GazetaBlic Sport.
Madrilenët humbën në ndeshjen e parafundit të fazës së grupeve ndaj RB Leipzig me rezultatin 3:2.
/GazetaBlic Sport


