Pas ndeshjes së Real Madridit kundër Real Sociedadit të dielën, do të ketë një rast lamtumire masive për të shënuar largimin e Carlo Ancelottit dhe Lucas Vazquez nga klubi, pohon Marca.
Real Madridi pret që Santiago Bernabeu të jetë plot e përplot, me çatinë e mbyllur për ndeshjen.
Shitjet e biletave të Real Madridit për ndeshjen janë ngadalësuar ndjeshëm që kur klubi filloi të ketë vështirësi në fushë.
Megjithatë, ashtu siç ndodhi me Toni Kroos, të gjithë pritet të shfaqen për të nderuar Ancelottin dhe Vazquezin.
/GazetaBlic Sport


