Sporti

Real Madridi përgatit kontratën e re afatgjatë për Vinicius Junior

02/21/2022 13:58
nga:E K

Real Madridi përgatit kontratën e re afatgjatë për Vinicius Junior.

Vinicius Junior po bind me paraqitjet e tij këtë edicion. Anësori brazilian është prej futbollistëve më në formë të Real Madridit deri më tani.

E paraqitjet mbresëlënëse të tij, kanë detyruar drejtuesit e “Los Blancos” të mendojnë për një kontratë afatgjate për të.

Sipas ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, Real Madridi do t’i ofrojë kontratë të re në muajt në vijim, ashtu siç edhe pritej.

Të gjithë në klub kanë dhënë aprovimin e tyre për një kontratë afatgjatë për yllin brazilian, përfshirë presidentin, Florentino Perez.