Ditët e fundit, kanë dalë raportime se Franco Mastantuono mund të largohet nga Real Madridi në formë huazimi.
Sipas MARCA-s, situata me argjentinasin ka ngjallur interes nga disa klube evropiane, përfshirë Napolin, të cilët kanë qenë të interesuar për një transferim të mundshëm në formë huazimi.
E ardhmja e argjentinasit aktualisht është te klubi “mbretëror”. Ai u transferua nga River Plate verën e kaluar për mbi 60 milionë euro.
Mastantuono pësoi një dëmtim në ijë në fillim të nëntorit, pas të cilit ai filloi një proces delikat rikuperimi.
Ai ka luajtur 14 ndeshje për Real Madridin që nga fillimi i sezonit, në të cilat ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 1 asist.
/GazetaBlic Sport


