Sporti

Real Madridi nuk do të vazhdojë kontratën me Ancelottin para fundit të sezonit

11/22/2023 21:12
nga:L J

Trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelotti, nuk do t’i ofrohet një kontratë e re para përfundimit të sezonit, raporton edicioni spanjoll “Mundo Deportivo”.

Për momentin, Ancelotti po i shmang pyetjet për të ardhmen e tij dhe situata nuk duket aspak e thjeshtë, pasi kontrata e tij aktuale me “klubin mbretëror” është deri në fund të qershorit 2024.

Sipas “Mundo Deportivo”, drejtuesit e Realit e vlerësojnë shumë punën e Ancelottit në dy vitet e fundit dhe po mendojnë t’i ofrojnë kontratë edhe për dy sezone të tjera, por kjo ndoshta do të ndodhë në fund të sezonit aktual dhe do të varet nga rezultatet e skuadrës.

Nga ana tjetër, Federata e Futbollit brazilian nuk e fsheh dëshirën për të tërhequr specialistin si trajner kombëtar dhe përpiqet të sigurojë sa më parë një përgjigje pozitive prej tij.

/GazetaBlic Sport