Barcelona është rikthyer në podium për sa i përket të ardhurave në Evropë.
Klubi katalanas është skuadra e dytë evropiane me fitimet më të larta për sezonin 2024-2025, me të ardhura prej 974.8 milionë eurosh, sipas raportit të Money League të përgatitur nga Deloitte.
Barca është rikthyer në podium për herë të parë që nga sezoni 2019-2020, pasi përfundoi e gjashta vitin e kaluar.
Barcelona fitoi 114.5 milionë euro më shumë se sezonin e kaluar falë shitjes së lokacioneve VIP.
Klubet evropiane me të ardhurat më të larta në sezonin 2024-2025:
- Real Madrid: 1.161 miliardë.
- Barcelona: 974.8 milionë
- Bayern Munich: 860.6 milionë
- PSG: 837 milionë
- Liverpooli: 836.1 milionë
- Manchester City : 829.3 milionë
- Arsenali: 821.7 milionë
/GazetaBlic Sport


