Sporti

Real Madridi në gjysmëfinale, kjo është statistika fantastike e skuadrës spanjolle

04/12/2022 23:45
nga:Mergim Rreci

Rael Madridi është kualifikuar tutje në Ligën e Kampionëve.

Madrilenët janë në gjysmëfinale pas një ndeshje të jashtëzakonshme, atje ku rezultati përfundimtar ishte 2 me 3, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishin Mount, Rudiger dhe Werner që shënuan për rezultatin 0 me 3, por Rodrygo dhe Benzema realizuan golat që e kualifikuan tutje skuadrën e Carlo Ancelottit.

Edhe pse humbi, Real Madridi kualifikohet tutje në bazë të fitores 1 me 3 nga ndeshja e parë.

Tashmë janë 10 gjysmëfinale në 12 edicionet e fundit për skuadrën e Real Madridit.