Sporti

Real Madridi në aksion sonte, përballet me Alavesin

09/24/2024 15:42
nga:E K

Real Madridi e zhvillon sonte ndeshjen e radhës në La Liga.

“Los Blancos” përballen me Alavesin në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit spanjoll.

Momentalisht, madrilenët gjenden në vendin e dytë me 14 pikë, katër më pak se lideri, Barcelona.

Në anën tjetër, nismë të mirë të sezonit ka bërë edhe Alaves, që në gjashtë duelet e para ka 10 pikë dhe është afër pozitave që dërgojnë në garat evropiane.

Dueli nis nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”.