Sporti

Real Madridi monitoron situatën Kingsley Coman, sulmuesi mund të transferohet tek skuadra spanjolle

12/17/2021 15:50
nga:Mergim Rreci

Real Madridi po monitoron situatën e kontratës së Kingsley Coman me Bayern Munich, raporton Fichajes.net.

Anësori është nën kontratë deri në vitin 2023, por bisedimet për rinovimin me Bayernin kanë ngecur, përcjell GazetaBlic Sport.

Ata tashmë presin të transferojnë Kylian Mbappe verën e ardhshme dhe do të jenë të interesuar të shtojnë Coman, një tjetër sulmues dinamik francez gjithashtu.

Coman ka shënuar pesë gola në të gjitha garat këtë vit për të vazhduar me dy asistime.

/GazetaBlic Sport/