Real Madridi është i shqetësuar për sulmuesit e tyre brazilianë, Endrick, Vinicius dhe Rodrygo.
Sipas Diario AS, treshja do të ishte e lodhur pas fillimit të ndeshjes së fundit të Brazilit kundër Paraguait dhe duhet të udhëtojnë mijëra kilometra për t’u kthyer për ndeshjen kundër Real Sociedad.
Tashmë pritet që Carlo Ancelotti të vendosë në stol brazilianët ose t’u japë më pak minuta se sa ishte planifikuar fillimisht për të shmangur rrezikun e dëmtimit dhe stresit.
Lojtarët evropianë si Kylian Mbappe, Arda Guler dhe të tjerë tashmë kanë 24 orë pushim dhe stërvitje në Real Madrid përpara ndeshjes së Sociedadit, ndërsa Vini dhe brazilianët nuk janë paraqitur ende.
/GazetaBlic Sport