Sporti

Real Madridi i ofron kontratë të re Asensios

02/25/2022 23:22
nga:E K

Spanjollit Marco Asensio i është ofruar një kontratë e re 4 vjeçare nga Real Madridi.

Asensios i është ofruar një kontratë e re 4 vjeçare me pagë të njëjtë prej 4.5 milionë euro + 1.5 milionë euro në vit bonus për gola.

Sipas përfaqësuesve të spanjollit, shumë ekipe nga Premier Liga po i ofrojnë atij një pagë prej 7 milionë euro, por lojtari dëshiron të qëndrojë te Real Madrid.

Nëse Real Madridi dhe lojtari nuk arrijnë një marrëveshje, lojtari mund të largohet gjatë verës.

Përveç nga ekipet e Premier Ligës ai ka oferta edhe nga Juventusi, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.

Asensio e ka klauzolën e largimit 50 milionë euro.