Sporti

Real Madridi i gatshëm të shesë Mariano Diaz te Atletico

09/19/2022 11:26
nga:E K

Real Madridi dëshiron shitjen e sulmuesit, Mariano Diaz.

Mariano vazhdon të jetë pjesë e Realit, ani pse nuk është i rëndësishëm për klubin.

Gjatë merkatos së verës ‘Mbretërit’ u munduan ta largojnë lojtarin, por nuk arritën.

Por, sipas raportimit të ‘El Nacional’ Real Madrid është i hapur për të lejuar Marianon të largohet për në Atletico Madrid, përcjell lajmi.net.

Gjigantët spanjollë nuk do ta pengojnë sulmuesin të bëjë lëvizjen te rivalët e tyre të qytetit, të cilët kërkojnë të investojnë në vijën e tyre të parë.

Mbetet të shihet nëse lëvizja e tij do ndodh në janar, apo në merkaton e verë.