Real Madrid është i gatshëm t’i japë dritën jeshile largimit të përkohshëm të Franco Mastantuonos gjatë merkatos së verës.
Sipas raportimeve, më shumë se 5 klube nga Spanja dhe jashtë saj kanë shfaqur interes për talentin argjentinas dhe po punojnë për një marrëveshje huazimi.
Në Madrid besojnë shumë te potenciali i Mastantuonos, por ideja është që mesfushori i ri të marrë më shumë minuta dhe përvojë në një skuadër ku mund të ketë një rol më të rëndësishëm.
Reali e sheh huazimin si një hap zhvillimi për 17-vjeçarin, i cili konsiderohet një nga talentet më premtues të futbollit argjentinas.
/GazetaBlic Sport/


