La Liga ka publikuar zyrtarisht të dhënat që tregojnë të ardhurat nga të drejtat televizive për sezonin 24-25.
Real Madridi është klubi me të ardhurat më të larta, 157.92 milionë euro, krahasuar me 156.45 milionë euro për Barcelonën.
Atletico Madrid është në vendin e tretë me 108.17 milionë, ndërsa të tjerët janë shumë më poshtë. Tre gjigantët e futbollit spanjoll mbledhin pothuajse 35% të totalit.
Pas Real Madridit, Barcës dhe Atleticos, vijnë Athletic Bilbao (72.26 milionë), Real Sociedad (67.80 milionë), Betis (64.67 milionë) dhe Sevilla (63.95 milionë).
/GazetaBlic Sport/


